‘Je një hajdut’, Agron Shehaj përplaset me Damian Gjiknurin në Kuvend

‘Je një hajdut’, Agron Shehaj përplaset me Damian Gjiknurin në Kuvend

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione edhe pasditen e së enjtes.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe ai i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri kanë shkëmbyer akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: “Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallalëqet që thua.

Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të ishte për ndërtim, shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.”

Agron Shehaj: “Një hajdut je thjesht një hajdut që vetëm shan. Hajdut je dhe hajdut do mbetesh”.

Damian Gjiknuri: “Shko në gjyq”.

Agron Shehaj: “Ti e kontrollon drejtësinë. Hajdut, qepe.”

CATEGORIES
Share This