Kelmendi: Moment historik, mbrëmë Albin Kurti nuk gaboi!
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka vlerësuar paraqitjen e djeshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në takimin me Aleksandar Vuçiqin, në Bruksel.
Kelmendi ka thënë se Kurti veproi me përgjegjësi karshi rrethanave përmes pranimit të planit franko-gjerman, përcjell Bota sot.
Megjithatë, sipas Kelmendit, Kurti kishte gabuar dy herë në të kaluarën.
Reagimi i Kelmendit në Facebook:
Mbrëmë ishte momenti historik i Albin Kurtit.
Veproi drejt dhe me përgjegjësi karshi rrethanave, duke i thënë ”po” pa ekuivoke Marrëveshjes Evropiane, të mbështetur nga SHBA-ja.
Në kohën e Rambouilletsë e kishte gabim, njëjtë siç e kishte gabim në kohën e Ahtisaarit.
Mbrëmë, Albini, nuk gaboi!
Përkundrazi!