Këngë e valle në Samitin e Procesit të Berlinit, artistët performojnë para liderëve europianë! (Video)
Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën para Piramidës së Tiranës për të realizuar foton familjare.
Ndërkohë, para tyre u mblodh një grup valltarësh, që performuan për liderët europianë. Ishin artistë të komuniteteve minoritare, që përmes kërcimit përcollën kulturën dhe traditën e vendit.