Këta nuk janë Big Brother VIP por Big Brother zhgl

Nga Viktor Buzhala

Jemi mbushë Big Brother’a VIP. Secili që paska dalë në Kosovë a në Shqipëri në televizor qenka VIP. Dmth nē tē gjitha trevat shqiptare llogariten VIP ata që vërtetë nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk njihen për asnjë vlerë.

Shkurtesa VIP në anën tjetër e thotë të kundërtën- Very Important Person ose shqip Person Shumë i Rëndësishëm. Persona VIP janë ata që bartin pozita të larta shtetërore dhe ata që veçohen me talente të jashtëzakonshme. Pra, VIP janë shkencëtarët, shkrimtarët, artistët këngëtaret dhe biznesmenët me famë botërore. Ata i bën tē rëndësishëm pasuria, talenti apo dominimi në sferën e vet.

Këta që marrin fame tik’tokave me lloj lloj budallakine quhen celebrities, pra të famshëm për budallakinat e tyre, që në shkurtesë mund të quhen edhe zhgl. Prandaj, Big Brother’ët tek ne dhe në Shqipëri nuk janë Big Brother VIP por Bih Brother zhgl.

CATEGORIES
Share This