KFOR-i arrin në Bare, vend ku u kidnapuan policët e Kosovës

KFOR-i arrin në Bare, vend ku u kidnapuan policët e Kosovës

Forcat e KFOR-it kanë arritur në fshatin Bare, aty ku dyshohet se janë kidnapuar tre policë të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.

Ndërkaq, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

CATEGORIES
Share This