Çifti i shumëpërfolur i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kiara dhe Luiz, kanë pasur disa krisje ditëve të fundit.

Duket se gjithçka ka ndodhur për shkak të pakënaqësive të Kiarës për raportin e tij ndaj banorëve të tjerë.

Më saktësisht për debatet e fundit që Luizi ka zhvilluar me Maestron.

Ai madje në një moment gjatë ditës së shtunë, i është drejtuar partneres së tij duke i thënë: “Mos mu afro, deri sa të më kalojë inati”.

Kiara e nervozuar gjithashtu i ka thënë Luizit që: “Nëse merresh me Armaldon do flasim bashkë”.

Këto raporte të tensionuara vijnë pak ditë pasi çifti patën një natë magjike për Shën Valentin, ku Luizi i interpretoi asaj live këngën e re “Me ty”, të cilën ia ka dedikuar asaj. /Telegrafi/