Koci: Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, besoj javën tjetër do të udhëtoj në Turqi

Koci: Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, besoj javën tjetër do të udhëtoj në Turqi

Avokati kosovar, Arianit Koci, i cili është edhe përfaqësues ligjor i familjes së Liridon Rexehpit, të riut kosovar që është arrestuar në Turqi nën dyshimet se i njejti ka kryer shërbime për “Mossadin”, ka treguar se Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Stamboll.

Koci për FRONTAL të T7 ka thënë se në bazë të informatave që ka, bëhet fjalë për një keqkuptim të madh dhe siç pretendon avokati kosovar arrestimi i Rexhepit “mund të jetë një gabim”.

“Unë iu kërkoj falje publikut edhe ty, sepse di shumë informacione sesa që mundem me zbulu. Jam duke punuar në drejtim të sqarimit të situatës. Çështja është shumë sensitive. Mund të them se nuk është gjendja ashtu sic është paraqitur. Gabimet ndodhin. Ka disa indikacione që disa informata janë keqlexuar e keqkuptuar. Në shikim të parë shifet që ka një keqkuptim shumë të madh. Këtë e kam kuptuar në bazë të informacioneve që kam deri sot. Kam punuar vazhdimisht. Kam disa burime. Kam kontaktuar ambasadën në Ankara dhe konsullatën në Stamboll. Është duke qëndruar në një burg të sigurisë së lartë në burg të mbyllur”, ka thënë Koci.

Tutje avokati kosovar ka thënë se Liridon Rexhepi është mirë dhe se autoritetet turke po i vazhdojnë hetimet dhe punën e tyre sipas ligjit.

Duke folur për rrethanat e arrestimit të Rexhepit, Koci thotë se Liridoni kishte udhëtuar nga Gjermania për në Turqi bashkë me katër shok të tjerë kosovar për pushime.

“Ka shku në pushim me shok. Prej Gjermanisë ka shku në Turqi me shok. Me 4 shok të Kosovës ka shku atje. Masi e ka kry pushimin e kanë arrestu autoritetet turke. Këto janë dyshimet fillestare. S’është e vërtetë. Këtë besoj se do ta sqarojmë”, ka shtuar tutje Koci.

Aavokati Koci ka paralajmëruar se do të udhëtojë drejt Turqisë javën tjetër.

“Kam planifikuaar javën tjetër të udhëtojë në Turqi”, ka shtuar tutje.

CATEGORIES
Share This