Komuna e Prishtinës shtrenjton mbi 100% tatimin në pronë!

Komuna e Prishtinës shtrenjton mbi 100% tatimin në pronë!

Edhe pse kosovarët po përballen me vështirësi ekonomike gjatë muajve të fundit, e cila krizë është karakterizuar me inflacion të lartë, që në shtator ka shënuar 12,7 për qind. Karvanit të gjatë të çmimeve të rritje, i është bashkuar edhe ai i tatimit në pronë.

Prishtinasit pritët që të paguajnë më shumë se që kanë paguar zakonisht për Tatimin në pronë, kjo pasi Komuna e Prishtinës siç duket ka rritur për 100% normat tatimore të tatimit në pronë.

Duket se shtrenjtimi i metrit katror të banesave, ka rezultuar edhe ngritjen e çmimit të tatimit për qytetarët që posedojnë banesa apo shtëpi personale. Tashmë qytetar të ndryshëm kanë filluar që të bëjnë krahasimin e pagesës së tatimit që kanë paguar në vitin 2022 dhe që do të paguajnë në vitin 2023 e që është më shumë se 100% rritja. Qytatari Sh. S. ka publikuar faturën e tatimit në pronë ku thotë se për të njëjtën banesë në vitin 2022 kishte paguar 107 euro tatim ndërsa për këtë vit i duhet të paguaj 225 euro. 

CATEGORIES
Share This