Konjufca: 28 Nëntori në gjirin e vet i mban të gjitha ëndërrat e kombit

Konjufca: 28 Nëntori në gjirin e vet i mban të gjitha ëndërrat e kombit

Ai tha se 28 Nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndërrat tona kolektive.

“Na ka bërë tok në Tiranë dita më e rëndësishme e kombit tonë, 28 nëntori. Le t’i përshëndesim së bashku nga këtu e ngrohtësisht të gjithë shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, në Preshëve, Medvegjë e Bujanoc, në Greqi, Itali, bashkëatdhetarët tanë në Gjermani, Zvicër, SHBA e çdo kund ku ata jetojnë. Jemi këtu dhe ne jemi me ju, e juve iu kemi në zemër. Urime dita e flamurit. 28 Nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive, por edhe aspiratat e përbashkëta, mundin dhe përpjekjen e gjatë për liri, si dhe dashurinë e madhe për kombin tonë”, tha ai.

Konjufca theksoi se 28 nëntori është i Shqipërisë po aq sa është i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve.

Ai tha se pikërisht në këtë ditë ka lindur edhe heroi, Adem Jashari i cili ka luftuar për komb e atdhe së bashku me Hamëz e Shaban Jasharin, shkruan teve1.info

“28 Nëntori është i Shqipërisë po aq sa është i Kosovës, meqë është i të gjithë shqiptarëve, historia jonë kombëtare është sikurse një substancë e vetëdijshme e cila shpaloset për 28 Nëntorit pikërisht në këtë ditë lindi edhe heroi i madh i shqiptarisë, Adem Jashari i cili duke luftuar për komb e atdhe së bashku me Hamzën e bacin Shaban u sakrifikuan me familjar e me bashkëfshatar në Prekazin legjendar”, ka thënë Konjufca.

Në mbledhjen e dy qeverive Konjufca përkujtoi edhe dëshmorët që kanë rënë për lirinë e kombit shqiptar.

“Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti e Fehmi LLadrofci të gjithë dëshmorët tonë luftuan e ranë për lirinë e kombit shqiptar meqë në zemrën e tyre e kishin 28 Nëntorin”,deklaroi ai.

Konjufca përmendi edhe luftën në Ukrainë, ku tha e bota sot është më e pasigurt për shkak të sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, teksa theksoi se Serbia është i vetmi shtet në mes të Evropës që mbetet e lidhur me Rusinë, e që Serbia aspak nuk e fsheh qëllimin e saj për destabilimin të Kosovës.

“Bota sot është më e pasigurt se dje për shkak të sulmit të Rusisë mbi Ukrainën e cila synon NATON dhe BE-në, i vetmi shtet në mes në Evropës që mbetet i lidhur me Rusinë sot është Serbia, Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shtetit tonë”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës më tej deklaroi se sa më afër të jenë Shqipëria dhe Kosova aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit.

“Rrnoft dita e flamurit rrnoft kombi shqiptar”, përfundoi ai.

CATEGORIES
Share This