Krasniqi drejtuar tifozëve: Ju jeni forca ime, gjithmonë kuq e zi

Krasniqi drejtuar tifozëve: Ju jeni forca ime, gjithmonë kuq e zi

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar meçin e sotëm ndaj boksierit çeçen me nënshtetësi belge, Timur Nikarkhohev.

Pas fitores së arritur sonte në Munich të Gjermanisë, Krasniqi u shpreh shumë i lumtur me përkrahjen e madhe nga shqiptarët që ishin prezent.

Ai poashtu theksoi se pa fytyra të rëndësishme si Rifat Jashari, për të cilin ishte shumë mirënjohës për përkrahjen.

Më poshtë keni deklaratën e Krasniqit pas meçit:

“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.

CATEGORIES
Share This