Krasniqi: Edhe po ta bëjë Kurti ‘Zajednicën’, prapë do t’i marrë 51%

Krasniqi: Edhe po ta bëjë Kurti ‘Zajednicën’, prapë do t’i marrë 51%

Aktivisti i LVV-së, Dardan Krasniqi ka thënë se tendenca e opozitës nuk është te “Zajednica” por është përbaltja e kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi tha se opozita i thotë Kurtit aq zëshëm ta bëjë “Zajednicën” se është është obligim shtetëror, mirëpo sipas tij të njëjtit nuk e konsiderojnë Qeverinë si institucion të shtetit.

“Këta opozita dhe presioni nga brenda, po më vjen shumë dhimbshëm dhe keq se nuk kam qeft ë jap këso mesazhe se është momentum i keq në këtë rend të kontaminuar politik, këtu Udba ka ikë prej Kosovës, po mu po më vjen keq metoda që i ka lënë dhe metoda që ne i përdorim në raport me institucionet tona. Aq zëshëm i bëjnë Kurtit ta bëjë ‘Zajednicën’ se është obligim shtetëror e të njëjtit Qeverinë e Kosovës nuk e konsiderojnë si institucion të shtetit. Kjo është një lloj i absurdit”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas tij, edhe po ta bëjë Kurti “Zajednicën”, prapë do t’i marrë mbi 50%.

“Nuk është tendenca te Zajednica, tendenca është përbalt kryeministrin Kurti. Këtë po e them pa pikë emocioni, po e them objektivisht se edhe po ta bënte kryeministri Kurti ‘Zajednicën’, që unë jam shumë i bindur që nuk e bën, prapë ky kryeministër do t’i merr 50-60%, se ne po e shohim terrenin politik si është”, përfundoi Krasniqi.

CATEGORIES
Share This