Kroacia më e fortë se Maroku, zë vendin e tretë në botë

Kroacia më e fortë se Maroku, zë vendin e tretë në botë

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Marokut me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022.

Një ndeshje shumë e bukur, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat.

Pas eliminimit të tyre nga Argjentina dhe Franca, këto dy skuadra luajtën për një vend në podium, ndërsa përballja filloi furishëm.

Që në minutën e 7-të erdhi goli, kur Ivan Perisic asistoi te Josko Gvardiol i cili shënoi për 1-0.

Por vetëm pas dy minutash Maroku arriti të barazojë, kur Achraf Dari me një goditje me kokë shënoi për 1-1.

Pas golave kroatët kishin dy raste të mira me Mislav Orsic dhe Luka Modric, por nuk e gjetën golin.

Maroku u kthye në sulm duke rrezikuar me Youssef En Nesyri , Soffian Boufal dhe Hakim Ziyech, por as afrikanët nuk ishin të saktë.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, në skenë doli Orsic që me një goditje të bukur shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë pritej që të ishte interesante, por ta ritmi dhe rastet ishin më të pakta.

Më të filluar 45 minutëshi i dytë, Ivan Perisic gjeti Orsicin, që gjuan, por jashtë  kuadratit.

Në minutën e 74-të, Kroacia kërkoi penallti, kur Gvardiol u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk bëri shenjë për në pikën e bardhë.

Pas një minute Maroku ka mundur të barazojë me El Nesyri, por Livakovic priti nga afër gjuajtjen e tij.

Kroacia ka mundur të sigurojë fitoren në minutën e 87-të, por gjuajtja e Mateo Kovacic nga afër shkoi jashtë porte.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Kroacia mori fitoren që ua sjell vendin e tretë, për herë të dytë në histori të tyre. Ata kanë edhe një vend të dytë të fituar para katër vitesh./Telegrafi

CATEGORIES
Share This