Kryetari i Leposaviqit emëron drejtorët e rinjë
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka kohë që nuk ka dalë nga zyra e tij. Por, pavarësisht kësaj ai ka vazhduar me kompletimin e kabinetit të tij. Hetemi ka emëruar katër drejtor të drejtorive komunale. Ndërkohë, kabinetet e tyre gati i kanë kompletuar edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Por, ky i fundit ka një telashe. Buxheti komunal i është bllokuar.
Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valon Peci e Arjeta Tahiri, kanë marrë udhëheqjen e disa dikastereve komunale.
Për një kohë, atyre u duhet që detyrat t’i kryejnë nga ky objekt, që tash e një kohë shërben si zyrë e gjendjes civile.
Sikur ta, janë duke vepruar edhe komunarët e rinjë të Zveçanit e Zubin Potokut.
Në të dy komunat janë emëruar pothuajse shumica e drejtorëve, si dhe të hënën janë pajisur me vulën e Republikës së Kosovës.
“Problemi është tek kapacitetet e zyreve. Ne kemi disa zyre, të kryetarit dhe disa që punojnë këtu, por nuk i kemi të gjitha. Nga 15 drejtori që i kemi, 13 i kemi zgjedhur dhe kemi probleme me hapësira”, ka thënë Zeqiri.
“Është blloku në mungesën e zgjedhjes së organeve. Po presim që të zhbllokohet buxheti, sepse ka asambleistë që nuk janë paguar tash e 5 muaj, natyrisht tash edhe kabineti im. Punëtorët që nuk janë tërheqë janë në process së pagave, po presim që të ndodhë zhbllokimi dhe të vazhdojmë”, ka vijuar Zeqiri.
Ushtrimi i detyrës nga objekte alternative për kryetarët e rinj të komunave veriore, ka qenë që nga mbajtja e zgjedhjeve një kërkesë e ndërkombëtarëve.