“Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati!” – Peci publikon shifra për rritjen e prodhimit të grurit

“Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati!” – Peci publikon shifra për rritjen e prodhimit të grurit

Ministri i Bujqësië, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bazuar në analizat për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon mesatarisht 250-300 gram miell në ditë, që përkon me 140-150 kg grurë në vit.

“Me një popullsi prej 1.75 milion banorësh, kjo kërkesë është rreth 262 mijë tonë grurë. Ndërsa vitin e kaluar janë importuar 139,000 tonë grurë, këtë vit Kosova ka prodhuar 140,000 deri 150,000 tonë më shumë se vitin e kaluar”, ka shkruar Peci.

Peci theksoi se të dhënat e sakta për çdo hektar të mbjellë janë të disponueshme dhe sipërfaqet nën 1 hektar nuk përfshihen në subvencionet e ministrisë.

Ministri gjithashtu ftoi qytetarët të gëzohen për këto suksese dhe të lënë mënjanë xhelozinë dhe smirën, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe prodhimit vendor.

Postimi i plotë:

Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.

Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.

150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.

67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.

Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.

E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar! 

Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.

Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.

Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!

Do punue koka, me prodhue toka!

Kur ska hajni, Zoti dërgon begati! /Telegrafi

CATEGORIES
Share This