Kurti edhe nëse nuk e ka pëlqyer politikën e Rugovës është krejt normale pasi nuk ishte as pjesë e LDK-së, gropën Rugovës ia bën ata që sot thirrën në emër të tij e po…

Kurti edhe nëse nuk e ka pëlqyer politikën e Rugovës është krejt normale pasi nuk ishte as pjesë e LDK-së, gropën Rugovës ia bën ata që sot thirrën në emër të tij e po…

Zbulimi i shtatores së ish-Presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë shkaktoi “tërmet” brenda LDK-së. Prania e kryeministrit Kurti irritoi akterët e LDK-së që me nostalgji rikujtuan kontributin e Rugovës me thumbim drejt Kurtit se “nuk e ka dashur Rugovën”. Thua se këta e donin Rugovën, aq sa arritën deri aty sa rivalin e tij të përjetshëm e bënë president të vendit.

Njeriu që bënte thirrje për arrestimin e tij dhe e quante tradhtar e bën president, krijuan koalicion me ata që vet i akuzonin për vrasje të aktivistëve të tyre. Kurti edhe nëse nuk e ka pëlqyer politikën e Rugovës është krejt normale pasi nuk ishte as pjesë e LDK-së, gropën Rugovës ia bën ata që sot thirrën në emër të tij e po në emër të tij ende kërkojnë vota.

Soji i Driton Selmanaj dhe të tjerë brenda LDK -së janë të tmerruar që Kurti e çmon veprën e Presidentit Rugova, kanë dashur të jetë e kundërta e pastaj të krokasin “Albini është antirugovist”, harrojnë të mjerët se Rugova është më i madh se kornizat e një partie politike, madhështia e tij është përtej çdo partie, i përket popullit, kombit shqiptar dhe me gjerë. LDK, që nga 2006 kur Rugova kaloi në amshim më nuk është njësoj, është tjetërsuar deri në masën e të servilizmit ndaj atyre që e urrenin Rugovën.

LDK e sotme s’ka asgjë të përbashkët me LDK-në e Rugovës. Degradimin më të madh e pësoi nga Isa Mustafa, LDK-ja shënoi rrënimin e saj, zhveshjen e saj nga të gjitha vlerat e saj që e karakterizonin me rugovizmin si filozofi të saj. Dy vlerat kryesore të Rugovës, që sot nuk janë në LDK, janë: Mos-izolimi i të keqes dhe mirënjohja ndaj figurave të saja.

Fatkeqësisht LDK-ja ka bashkëpunuar me të keqën duke munduar që ajo të qëndrojë në pushtet, duke u bërë pjesë e saj si dhe nuk ka respektuar figurat e saja. Përkundrazi ka krijuar klane që kanë bashkëpunuar me klanin “Pronto”, duke e zhvesh partinë e parë antikomuniste, në barrë për shoqërinë. Kështu që, LDK ka nevojë për shumë ndryshime, të ulin kokën ata që i shërbyen Hashimit dhe PDK-së.

NGA: FATON MEHMETI

CATEGORIES
Share This