Kurti nga Bratislava: “Huliganët të kthehen në Serbi ose në Kosovë, në burg (Video)”

Kurti nga Bratislava: “Huliganët të kthehen në Serbi ose në Kosovë, në burg (Video)”

Protestuesit serbë janë grumbulluar sërish në mërkurën në  Zveçan, teksa raportohet se janë më të shumtë në numër se një ditë më parë.  Edhe në komunën e Zubin Potokut protestuesit janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit të vendosur për të vijuar me protestat. KFOR ka rrethuar komunat me tela me gjemba me qëllim shmangien e përplasjes me protestuesit.

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Bratisllavë është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak.

Pa takimit me Kurtin Borrell e vlerësoi sërish të rrezikshme situatën në veri si dhe kërkoi që të shtensionohet.

TABELË: JOSEP BORRELL, PËRAFËSUES I LARTË I BE-SË

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”.

Ndërkaq, Kurti pas takimit me Borrellin dhe Lajçakun tha se rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë tëMarrëveshjes Themelore, ndërsa  sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.

Në Forumin e Bratisllavës, Kurti tha se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë rrugë e lakuar, por me dy traka. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”.

Ndërkaq, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj duhet të mbrohen

Në ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti pas situatës së tensionuar në Veri dhe sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës.

Një ditë më parë Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

CATEGORIES
Share This