Kurti pasnesër në Shkup për takim me homologun Hristjan Mickoski, Kosova dje dërgoi notë proteste atje

Kurti pasnesër në Shkup për takim me homologun Hristjan Mickoski, Kosova dje dërgoi notë proteste atje

Gazeta Express në Maqedoni mëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fillimit të javës së ardhshme do të viziton Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve, të hënën më 05.08.2024 Kryeministri i Kosovës, do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski.

Siç mësohet, takimi do të mbahet në ora 10:00, ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN.

Sipas informatave, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

Kjo vizitë ndodhë në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur policia e aeroportit i ka kërkuar kësaj të fundit që të dorëzojë çantën e dorës dhe telefonin celularë për kontroll, pas çka ka pasuar një zënkë mes sigurimit të Presidentes dhe atyre të aeroportit.

CATEGORIES
Share This