Kurti: Serbia dërgoi avionë luftarakë në kufi dy vite më parë, prej atëherë ka intensifikuar dhunën e agresionin

Kurti: Serbia dërgoi avionë luftarakë në kufi dy vite më parë, prej atëherë ka intensifikuar dhunën e agresionin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një tjetër reagim lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se dhuna dhe agresioni i Serbisë është intensifikuar që para dy vitesh, atëherë kur Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin rus në kufirin tonë.

Por, kryeministri edhe një herë bën të ditur se Qeveria dhe institucionet shtetërore mbesin të angazhuara në mbrojtje të demokracisë dhe sundimit të ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës” shkroi Kurti.

Kujtojmë se para dy ditësh, një rreshter i Policisë së Kosovës u vra nga sulmet e organizuara terroriste nga serb të armatosur, teksa një tjetër u plagos.

Këtij sulmi, Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj me të njëjtën formë, duke vrarë tre sulmues dhe duke arrestuar tetë të tjerë.

CATEGORIES
Share This