Kurti: Strukturat kriminale serbe brenda Kosovës kanë humbur betejën

Kurti: Strukturat kriminale serbe brenda Kosovës kanë humbur betejën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se strukturat paralele brenda Kosovës e kanë humbur betejën.

“Serbët në Kosovës janë çliruar nga ato struktura kriminale, por nuk ka entuziazëm dhe nuk ka lumtur, e kjo po më shqetëson. Dua të jenë të lumtur”, tha Kurti në një ligjëratë në Universitetin Yale, në Shkollën Jackson për Çështjen Globale.

Kurti ka treguar për përparimin e Kosovës gjatë 25 vjetëve të fundit.

Ai është pyetur për Bashkimin Evropian dhe çështjen që pesë shtete të bllokut ende nuk e njohin Kosovën. Kurti tha pret që vitin e ardhshëm të bëhet hapi drejt marrjes së statusit të shtetit kandidat.

“Presim vitin e ardhshëm që Komisioni Evropian t’ia dorëzojë Kosovës mijëra pyetje së bashku me statusin e shtetit kandidat. Në një anë e patëm liberalizimin e vizave pa këto mosnjohje. Spanja njohu pasaportat e Kosovës, e me pasaportën e Kosovës shkon në Madrid. Nuk ishte kështu para 1 janari të këtij viti. Po ashtu kemi MSA-në që është marrëveshje kontraktuale që kemi me BE-në. Por, për t’iu bashkuar BE-së ne duhet të na njohin ato pesë shtete mosnjohëse, sa më shpejt më mirë. Punojmë në forume multilaterale por edhe në takime biletarale. Atmosfera drejt njohjes është më e mirë. Ka hapa të vogël konkretë. Nuk jemi ende te ajo pika kur ato do t’i bashkohen shumicës”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Përkundër teknologjisë që posedojmë dhe identifikimit të këtyre paramilitarëve, Serbia ende nuk i ka sjellë para drejtësisë. Kërcënime serbe e ruse rrezikojnë edhe shtetet tjera në rajon”, tha Kurti.

CATEGORIES
Share This