Kurti: “Studime falas dhe bursa për studenet, i premtuam 4 vite më parë, i bëmë realitet për të katërtin vit me radhë!”

Kurti: “Studime falas dhe bursa për studenet, i premtuam 4 vite më parë, i bëmë realitet për të katërtin vit me radhë!”

Kryeministri i Kosovës ka rikujtuar sot një nga premtimet më të rëndësishme të qeverisë së tij: arsim falas për studentët në universitetet publike. Me një postim në rrjetet sociale, ai bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, theksoi rëndësinë e këtij hapi historik, i cili për të katërtin vit me radhë po mbështet mijëra të rinj në vend.

“Sot tre vjet më parë, bashkë me ministren Nagavci, premtimin tonë të kahershëm para qytetarëve e bëmë përfitim të drejtpërdrejtë e të përhershëm për studentët. Për vitin e katërt me radhë ata ndjekin studimet në universitet tona publike falas,” shkroi kryeministri.

Por nuk mbaron me kaq. Qeveria ka zgjeruar edhe bursat për studentët, duke mbuluar tri nivele të arsimit të lartë. Këto bursa, përveç që kanë rritur mbështetjen për fushat STEM, përfshijnë edhe programe të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, dhe madje edhe studime në universitetet më të mira të botës.

“Kemi shtuar si numrin ashtu edhe llojin e bursave studentore, për t’i inkurajuar studentët në studime dhe mbështetur përgjatë tyre,” vijoi kryeministri, duke treguar përkushtimin e qeverisë në mbështetjen e rinisë.

Ky postim ka ngjallur entuziazëm dhe komente pozitive nga studentët dhe qytetarët, duke e vlerësuar këtë nismë si një hap të madh për arsimimin dhe zhvillimin e vendit. Premtimet e bëra po mbahen, dhe qeveria duket e vendosur për të vazhduar me përkrahjen e arsimit dhe inovacionit në Kosovë.

CATEGORIES
Share This