Kurti: thotë se arrijta e numrit mbi 400 mijë të punësuar aktivë në Kosovë, është një tregues i suksesit të politikave të qeverisë që udhëheq

Kurti: thotë se arrijta e numrit mbi 400 mijë të punësuar aktivë në Kosovë, është një tregues i suksesit të politikave të qeverisë që udhëheq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herën e parë ka përmbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si punëtorë aktivë

“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, ky është një matës që tregon se politikat e Qeverisë Kurti 2 kanë qenë të suksesshme.

“Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka përfunduar kryeministri në Twitter.

CATEGORIES
Share This