Kurti uron NATO-n në 74 vjetorin e themelimit: “Paqja që e gëzojmë, e gërshetuar thellë në misionin e tuaj”

Kurti uron NATO-n në 74 vjetorin e themelimit: “Paqja që e gëzojmë, e gërshetuar thellë në misionin e tuaj”

Kryeministri Albin Kurti ka uruar aleancën ushtarake të NATO-së në 74 vjetorin e themelimit të saj.

Kurti ka shkruar se paqja që e gëzon Kosova është e gërshetuar thellë në misionin e saj.

Po ashtu ka përgëzuar Finlandën për anëtarësim

“Ndonëse Kosova nuk është ende një anëtar i NATO-s, çlirimi ynë nga qëllimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtaren e re Finlandën! “, ka shkruar Kurti.

CATEGORIES
Share This