Ky është 22 vjeçari kosovar që vdiq në aksident

Ky është 22 vjeçari kosovar që vdiq në aksident

Gjatë mëngjesit të sotëm në QKUK u nda nga jeta i riu që u aksidentua me 2 prill në Kamenicë.

Viktima është Edonis Hotlani rreth 22 vjeçar dhe pas katër muajsh u nda nga jeta si shkak i plagëve te marra nga aksidenti i rëndë që e pësoi.

Që nga ajo kohë dhe deri me sot, viktima ishte duke u trajtuar në spital, por që fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ai u nda nga jeta.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe se trupi i tij u dërgua në IML për obduksion.

CATEGORIES
Share This