Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së

Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së

Një nga të plagosurit me datë 19 shtator në Rahovec, ka vdekur të premten në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Faqja e OVL – UÇK në Rahovec, ka njoftuar se viktima është Nazim Veliu, i cili ishte ushtar i UÇK-së.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, kurse të dyshuarit janë dorëzuar në stacionin policor.

Policia ka treguar se në lidhje me rastin është organizuar bastisje, ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

CATEGORIES
Share This