Ky është serbi i dyshuar për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zyra për marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës ku kanë njoftuar se në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

Në anën tjetër, dyshohet se Milan Delevic, bashkë me Dusan. S kanë sulmuar Policinë e Kosovën me veturën e tyre.
Përkitazi me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për një veturë të tipit Audi Q 5 me tabela të Çaçakut të Serbisë. Vetura nuk iu është ndal policisë së Kosovës dhe ka vazhduar në drejtim të Serbisë.

CATEGORIES
Share This