LAJMI I FUNDIT | Raportohet për vrasjen e 6 terroristëve që hynë në Kosovë nga Serbia
Eksperti i njohur i sigurisë, Agim Musliu sapo ka thënë se deri më tash Policia e Kosovës i ka eliminuar gjashtë terroristë të barrikaduar në Manastirin e Banjskës.
Sipas tij, kjo ka ndodhur në një objekt ndihmës të këtij manastiri, shkruan Ballkani.info.
Deri më tash, Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasjen e një terroristi të formacionet prej mbi 30 personash që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.
Terroristët në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policin e Kosovës, rreshtin Afrim Bunjaku. /Ballkani.info