Lapsusi i Rames! “Emocionohet” para kancelarit Scholz: ngatërron ministrat e tij gjatë prezantimit!

Lapsusi i Rames! “Emocionohet” para kancelarit Scholz: ngatërron ministrat e tij gjatë prezantimit!

Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një.

Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte ministri i ri i financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.

Pas pritjes që iu bëri të gjithë personaliteteve në tapetin e kuq, Scholz ishte i fundit që mbërriti në kryeministri, ku të pranishmit tashmë janë duke ndjekur dhe disa vepra arti.

Kujtojmë se të pranishëm është kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i  është edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Në punimet e samitit merr pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili tha se do të ngrejë çështjen Beleri, si edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.

CATEGORIES
Share This