Leverkuseni s’e harron “zanatin” për të shënuar në fund, Xhaka me shokë shpallen kampionë në Superkupë

Leverkuseni s’e harron “zanatin” për të shënuar në fund, Xhaka me shokë shpallen kampionë në Superkupë

Bayer Leverkuseni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, pasi e mposhti në penallti Stuttgartin.

Të parët që kaluan në epërsi ishte ekipi i Granit Xhakës, i cili ndeshjen e nisi nga fillimi, teksa epërsinë e krijuan qysh në minutën e 11-të me anë të Boniface.

Stuttgarti barazoi shpejt gjithçka, ku Millot shfrytëzoi asistimin e Mittelstadt në minutën e 15-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pas një ore lojë, Stuttgarti kaloi për herë të parë në epërsi me anë të Undav, kurse Leverkuseni nuk e harroi “zanatin” e sezonit të kaluar, për të shënuar krejt në fund të ndeshjes.

Në minutën e 88-të, Schick barazoi shifrat, ndërsa në penallti, Leverkuseni u tregua më i suksesshëm, duke shënuar 4, ndërsa Stuttgarti tri.

CATEGORIES
Share This