Lojtarët serbë u fundosën: ‘Ne donim ta bënim Serbinë të lumtur, por në fund ndodhi tërmeti, ishte një zhgenjim i madh për ne”
Pas humbjes së Serbisë nga Zvicra në xhiron e fundit të Grupit G serbët u eliminuan nga kampionati botëror me vetëm një pikë të fituar, i pari foli kapiteni Dushan Tadiq .
– Ky është një moment i vështirë për ne. Disa gjëra nuk duhet të na ndodhin. Përsëritet situata ne ishim duke fituar, kështu që kundërshtari rikthehet në jetë – tha Tadiq.
Serbisë i kushtoi shtrenjtë fakti që pësuan 8 gola në tre ndeshje.
– Kur pëson tetë gola në tre ndeshje, është shumë për të kaluar. Nuk është vetëm faji i mbrojtjes, por edhe i sulmit dhe mesfushës. Një zhgënjim i madh për ne. Ne donim që të kalonte, por nuk ia dolëm – përfundoi Dushan Tadiq.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />