Lufta e drejtpërdrejtë me Moskën është në derën e Europës…
Luftë e hapur në horizont midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë?
Ky është shqetësimi më i madh i ministrit britanik të Mbrojtjes Ben Wallace.
Ai ka njoftuar se synon të largohet nga qeveria e Rishi Sunak së shpejti, dhe arsyeja është pikërisht rreziku konkret i një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.
Disa ditë pasi një shaka e bërë në samitin e NATO-s bëri xhiron e botës, në një intervistë me “Sunday Times”, ministri nënvizoi se “nëse Putin humbet në Ukrainë, ai do të plagoset rëndë”.
“Ai ka ende një forcë ajrore dhe ne shohim marinën e tij duke bërë manovra mjaft agresive”, tha britaniku. Sipas Wallace, në tre deri në katër vitet e ardhshme, Putin mund të jetë në gjendje të reagojë dhunshëm. “Ai nuk ka mbaruar me ne. Ai do të vazhdojë të përpiqet të na akuzojë, siç ndodhi kur vetë qeveria e Moskës përhapi lajmin se britanikët ishin pas komplotit të Prigozhin”, tha Wallace.