Luftë edhe në futbollin rus! Përleshje masive në ndeshjen Zenit-Spartak (Video)

Luftë edhe në futbollin rus! Përleshje masive në ndeshjen Zenit-Spartak (Video)

Përleshje masive në fundin e ndeshjes mes ekipeve ruse Zenit-Spartak Moska, si rezultat, lojtarët nga Moska dhe Shën Petersburg morën tre kartonë të kuq.

Përleshje masive filloi pas përfundimit të pjesës së dytë të lojës. Lojtarët sulmuan njëri-tjetrin menjëherë pas fishkëllimës së fundit.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në fushë ka pasur një përleshje mes lojtarit të kampionëve aktualë të Rusisë, Wilmar Barrios dhe liderit të mysafirëve, Quincy Promes. Si rezultat i incidentit, gjashtë lojtarë të tjerë u përfshinë në përleshje: Malcolm, Rodrigo, Barrios (të gjithë – Zenit), Promes, Alexander Selikhov dhe Alexander Sobolev (të gjithë – Spartak, dy të fundit nuk ishin në fushë në kohën kur konfrontimi përfundoi).

Të gjithë lojtarët morën karton të kuq direkt nga gjyqtari Vladimir Moskalev.

CATEGORIES
Share This