Macron: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës, sinjal jo i mirë

Macron: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës, sinjal jo i mirë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se bashkë me partnerët evropianë kanë shprehur shqetësim për aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto nuk përbëjnë sinjal të mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

“E kemi thënë me partnerët tanë evropianë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e njëanshme të Kosovës që nuk përçojnë mesazh të mirë. Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i monitorojë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka deklaruar Macroni në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd të enjten.

Macroni ka deklaruar se mesazhi kryesor i tij është për vendosmëri dhe besim që të arrihet përparim në raportet Kosovë-Serbi.

“Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet përparim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto raporte tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, e ne do të kemi lëvizje të lirë dhe jetë më të mirë për njerëzit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Macroni ka lavdëruar Serbinë duke thënë se ajo ka vendin në Bashkimin Evropian.

Në këtë konferencë u nënshkrua marrëveshja mes dy shteteve, që Serbia t’i blejë 12 avionë luftarakë “Rafale” nga Franca.

CATEGORIES
Share This