Maroko është skuadra e parë afrikane që kualifikohet në një gjysmë-finale të kupës botërore!

Maroko është skuadra e parë afrikane që kualifikohet në një gjysmë-finale të kupës botërore!

Maroku ka bërë histori duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Maroku arritën të fitojnë ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë, me rezultat 1:0, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Walid Regraguit kaloi në epërsi në minutën e 43` falë një goditjeje me kokë të Youssef En-Nesyri.

Sulmuesi i Sevillas u ngrit lart në ajër, mbi Ruben Dias dhe portierin Diogo Costa, për të goditur me kokë krosimin e Yahia Attiyat Allah.

Ndeshja më pas u konkretizua me një lojë sulmuese të Portugalisë, mirëpo ata hasën me një mbrojtje mirë të organizuar të marokenëve.

Kështu Maroku arrin të prek gjysmëfinalen e Kupës së Botës për herë të parë në histori./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This