Mblidhen 90 mijë euro për shërimin e Uvejs Fetahut, familja falenderon ata që ndihmuan, mbyllet aksioni

Mblidhen 90 mijë euro për shërimin e Uvejs Fetahut, familja falenderon ata që ndihmuan, mbyllet aksioni

Është mbledhur shuma prej 90 mijë euro për shërimin e 8-vjeçarit, Uvejs Fetahu, nga fshati Kuk i Komunës së Dragashit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Uvejsit, të cilët i kanë falendëruar të gjithë ata që ndihmuan dhe e shpallën aksionin e mbyllur.

”Të nderuar bashkatdhetarë! Duke qenë se opinioni u njoftua lidhur me sëmundjen e djalit tonë Uvejsit, menjëherë filluan donacionet për ta ndihmuar djalin tonë për t’u trajtuar jashtë vendit. Ju njoftojmë se shuma e duhur e parave për trajtim është mbledhur për një kohë rekorde.Ju falënderojmë thellësisht nga zemra të gjithë juve kontribues, shoqata, bamirëse dhe individë nga Kosova, diaspora dhe trojet tjera shqiptare. Njëkohësisht e shpallim të mbyllur aksionin humanitar dhe ua kthefshim me të mira. Familja Fetahu nga fshati Kuk.”, thuhet në njoftim.

Uvejsi, vuan nga diagnoza ”Limforme akute limfoblastike T-call high risk” dhe familja e tij ka dal me apel për ndihmë, ku i duhen 90 mijë euro për trajtim në Turqi.

CATEGORIES
Share This