Mërgim Berisha i shënon gol spektakolar Bayern Munichut

Mërgim Berisha i shënon gol spektakolar Bayern Munichut

Mërgim Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka realizuar sërish përballë gjigantit gjerman Bayern Munich.

Vetëm pas dy minutave lojë, shtatlarti kosovar ka pranuar një top në zonë dhe pasi shmangu mirë mbrojtësin vendas realizoi për 0-1 me një gjuajtje të fortë.

Me golin e hershëm të Berishës, Augsburgu kaloi në epërsi 0-1 ndaj Bayernit, me rekordmenët gjermanë që barazuan në minutën e 15-të me Joao Cancelon./Telegrafi

CATEGORIES
Share This