Mergimtari nga Amerika ofendon rëndë UÇK-në: “Krejt qita t’UCK’se t’l…it duhet me u hjek prej politike, respekt që kanë luftu, por..”

Mergimtari nga Amerika ofendon rëndë UÇK-në: “Krejt qita t’UCK’se t’l…it duhet me u hjek prej politike, respekt që kanë luftu, por..”

Në një video të fundit të postuar në rrjetet sociale, një mërgimtar nga Amerika, i cili është kthyer në Kosovë pas 16 vitesh, ka ofenduar politikanët e lidhur me UÇK-në. Ai u shpreh se të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së duhet të tërhiqen nga politika, duke përfshirë figura si Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi.

“Krejt qita t’UCK’se t’lҽshit duhet me u hjek prej politike, respekt qe kanë luftu po jo per politike, krejt duhet me hec n’shpi, Albini, Ramushi, Hashimi. Të gjithë duhet të shkojnë në shtëpi,” deklaroi mërgimtari në video, ndërsa moderatoren e pyeti se pse i ofendonte, ai sqaroi: “Nuk i ofendoj, vetëm mendoj që nuk duhet të merren me politikë.”

Mërgimtari theksoi gjithashtu mbështetjen e tij për UÇK-në gjatë viteve të luftës, duke kujtuar se ai kishte marrë pjesë në demonstrata përpara Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dhuruar shumë para për kauzën. Reagimet e tij kanë ngjallur debat dhe diskutim në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta.

CATEGORIES
Share This