Messi dërgon Kupën e Botës në shtëpi, qindra mijëra argjentinas mbushin sheshet! (Video)

Messi dërgon Kupën e Botës në shtëpi, qindra mijëra argjentinas mbushin sheshet! (Video)

Argjentina mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës duke u shpallur kampione pas 36 vitesh. Miliona tifozë prej dy ditësh ishin në pritje që trofeu të mbërrinte në shtëpi. Në Buenos Aires mijëra tifozë ishin në pritje të mbërritjes së avionit të kombëtares, me Messin dhe shokët që kthyen trofeun në shtëpi.

Të shumtë ishin tifozët që prisnin skuadrën në shesh, teksa ekipi mbërriti në orët e para të së martës. Veç sheshit kryesor në Buenos Aires, tifozët kishin rezervuar edhe një pritje madhështore në aeroport.

Me autobus të hapur dhe trofeun në të, lojtarët e Argjentinës shfaqën para popullit të tyre trofeun më të lakmuar për kombe. E marta në Argjentinë u shpall festë kombëtare, me skuadrën që pas pushimit do pritet në institucionet më të larta shtetërore.

CATEGORIES
Share This