Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë! Pas lumenjve, del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit (Video)

Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë! Pas lumenjve, del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit (Video)

Në këtë ditë të nxehtë ku temperaturat në vendin tonë prekin 40 gradë celsius, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka gjetur zgjidhjen për t’u freskuar.

Ai ndodhet në Prevallë të Kosovës, ku në rrjetet sociale ka postuar disa video nga natyra, sikundër ka bërë kohët e fundit.

Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e ndjekësve të tij, është kjo video, ku Meta shihet i zhytur në ujin e freskët të një përroi, dhe del papritur duke përshëndetur me dorë.

Më herët Metën e kemi parë të hidhet nëpër dete e lumenj, e tashmë ka nisur të frekuentojë edhe natyrën e Kosovës./Top-channel

CATEGORIES
Share This