Miku i Serbisë i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Miku i Serbisë i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Kryeministri hungarez Viktor Orban është kritikuar ashpër, për faktin se ishte lideri i vetëm i një shteti evropian që nuk e duartrokiti presidentin ukrainas, derisa po bëheshin gati të pozojnë për një fotografi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së në Bruksel.

Derisa Zelensky realizoi vizitën në Bruksel ku mori pjesë në samitin e BE-së dhe mbajti fjalim në Parlamentin Evropian, të gjithë e duartrokitën përveç Orbanit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Hungaria ka kritikuar sanksionet e BE-së mbi Rusinë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë – me pretendimet se ato nuk kanë arritur ta dobësojnë Moskën dhe se rrezikohej me këtë veprim ekonomia evropiane.

Gjithashtu ky vend që udhëhiqet nga Orban ka refuzuar dërgimin e armëve në Ukrainë. Sikur kjo të mos mjaftonte, Orban ishte kritikuar edhe për bartjen e një shalli gjatë ndeshjes së futbollit, ku një pjesë e territorit të Ukrainës figuronte si pjesë e Hungarisë.

Ky vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka hezituar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, në anën tjetër Orban ka refuzuar edhe të heq dorë nga varësia e gazit dhe naftës ruse. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This