Milaim Zeka: Albulena Haxhiu është bebe në politikë, Donika Gërvalla budallicë

Gazetari Milaim Zeka, në emisionin n’Pikë në DTV, ka thënë se minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është “bebe në politikë”.

Këto deklarata Zeka i bëri, duke komentuar djegien e mustaqeve të komandantit legjendar Adem Jasharit në IML, e që për këtë ministrja Haxhiu tha se nuk e ka ditur që mustaqet ekzistojnë aty.

Zeka thotë se Albulena është axhami në politikë.

“Për dallim prej Donika Gërvallës që është budallicë, totalisht në politikë të jashtme është total e budallme, kjo është fëmijë, axhami total, as nuk di çka thotë dje, as sot e as nesër”, shton Zeka.

Zeka shton se foshnjëria e Haxhiut e ka sjellë në përplasje me ministrin e Liburn Aliun.

Zeka thotë se edhe te çështja e Nexhat Krasniqit është përzi ajo.

CATEGORIES
Share This