Milaim Zeka konfirmon se do të jetë njëri nga opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3?

Milaim Zeka konfirmon se do të jetë njëri nga opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3?

Aludohet prej disa muajsh që gazetari Milaim Zeka do të zërë sivjet karrigen e opinionistit në Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tij, pavarësisht se pati edhe disa emra të tjerë.

E së fundmi doli që Einxhel Shkira është një tjetër personazh që po përflitet se do të marrë rolin e opinionistes në këtë format.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës duket se ka konfirmuar këto thashetheme me anë të një postimi të fundit të ndarë në Facebook.

Ai ka publikuar një postim, ku thotë se Einxhel do të jetë një nga opinionistët, kurse në tjetrin një verë.

E më këtë ka lënë të kuptohet se do të jenë së bashkë në këtë reality shou.

Moderatorë edhe këtë vit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, gjersa në rolin e producentes është Olsa Muhameti.

CATEGORIES
Share This