Milojko Spajiq kryeministër i ri i Malit të Zi, i lë jashtë partitë pro-serbe

Milojko Spajiq kryeministër i ri i Malit të Zi, i lë jashtë partitë pro-serbe

Lëvizja Evropa Tani (PES) ka shumicën për të formuar qeverinë, njoftoi mandatari Milojko Spajiq teksa shtoi se kryetar i Kuvendit do të jetë lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq.

Sipas fjalëve të tij, qeveria do të formohet pa përfaqësues të koalicionit ‘Për Ardhmërinë e Malit të Zi’, i cili përbëhet nga ish anëtarë të Frontit Demokratik pro-Serb (DF).

Kjo do të thotë se qeveria duhet të formohet nga PES, demokrati Aleksa Beçiq, partitë e pakicës dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Në seancën e mbrëmjes së së premtes, Bordi Kryesor (GO) i PES-it mbështeti propozimin e Spajiq për të formuar një qeveri të re me subjektet politike që e mbështetën atë për mandatin.

Spajiq u tha gazetarëve, pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme, se nuk kanë folur se si do të ndahen ministritë, shkruan REL në gjuhën serbe.

“Kemi biseduar për shumicën parlamentare dhe kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, Aleksa Beçiq”, tha Spajiq, transmeton teve1.info.

Ai tha se presin që shumica parlamentare të përbëhet nga 44 deputetë të cilët e mbështetën kandidaturën e tij për mandatin.

Më 10 gusht, pas konsultimeve me partitë parlamentare, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i dha mandatin Spajiqit , i cili, sipas Kushtetutës, ka 90 ditë kohë për të formuar qeverinë dhe për të siguruar mbështetjen e së paku 41 deputetëve.

Para fillimit të negociatave zyrtare, Spajiq ka përsëritur disa herë se në qeverinë e tij nuk ka vend për Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjen Qytetare URA të ish-kryeministrit Dritan Abazoviç.

CATEGORIES
Share This