Ministrat Sveçla e Krasniqi vazhdojnë vizitat në veri

Ministrat Sveçla e Krasniqi vazhdojnë vizitat në veri

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Vetëqeverisjes Lokale Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.

Aty Sveçla u pyet nga disa gazetarë për arsyen e vizitës.

“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla.

“Vizitë e zakonshme. Kafe duke pirë. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, shtoi më pas Sveçla. I pyetur nga një medium serb për praninë e policisë, Sveçla sugjeroi të pyeten ata pasi ata janë duke e bërë punën e tyre.

CATEGORIES
Share This