Ministri Mehaj shpreh keqardhje për përfshirjen e një pjesëtari të FSK-në në plagosjen në Shtërpcë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas plagosjes së sotme që ndodhi në Shtërpcë, ku dorasi dyshohet të jetë një pjesëtar i FSK-së.
Ai ka shprehur keqardhje për ndodhinë, duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë” ka thënë Mehaj.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.
Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin.
Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim.