Ministri Vitia tregon se ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti

Minisitri i Shëndetësisë në Qeverinë  e Republikës së Kosovës, Arben Vitia, teksa ka shprehur solidaritetin e tij me popullin turk pas tragjedisë së tërmetit, ai poashtu ka njoftuar për zbarkimin e kontigjentit  mjekësor nga Kosovës në zonat e prekur, nga kjo fatkeqësi.

Dhimbje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura. Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë, ka shkruar ai në rrjeti social Facebook.

Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi.

CATEGORIES
Share This