Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pjesëmarrjen e një pjesëtari të FSK-së, me iniciale K.K si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.”, thuhet në komunikatën Ministrisë së Mbrojtjes.

“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë.

Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se raste e tilla “janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës”, thuhet në reagim i tyre.

CATEGORIES
Share This