Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos e bente një gjë të tillë, kjo është arsyeja?
Një burrë që pritej të digjte Torën dhe Biblën jashtë ambasadës izraelite, ka braktisur planin dhe ka mbajtur një demonstratë kundër përdhosjes së librave të shenjtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ahmad Alloush, 32 vjeç, nxori një çakmak nga çanta e tij dhe e hodhi në tokë në kryeqytetin suedez të shtunën, duke thënë se ai kurrë nuk kishte ndërmend të digjte libra të shenjtë.
Më pas ai nxori një Kuran dhe kritikoi incidentet e mëparshme ku u dogjën kopje të librit të shenjtë islamik në Suedi.
Nëse doni të kritikoni Islamin, kjo është në rregull”, tha ai. Por djegia e Kuranit “nuk është liri e shprehjes”, vazhdoi ai, duke kaluar nga suedishtja në anglisht; është “një veprim”.