“Mos e dh* punën” II! Ambasadori Hovenier vjen me mesazh eksplicit si Tracey Jacobson më 2014

“Mos e dh* punën” II! Ambasadori Hovenier vjen me mesazh eksplicit si Tracey Jacobson më 2014

Që nga çlirimi, arritja e pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve, SHBA ka përkrahur dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik. Ky raport special i ndërtuar që nga vitet e 90-ta, ka bërë që SHBA në vazhdimësi të këshilloj liderët politik në vend për rrugën përpara që duhet të ndjekin drejt arritjes së synimeve strategjike. Me raste, diplomatët amerikanë që kanë qenë të vendosur në Kosovë, s’kanë kursyer as gjuhën kur kanë kërkuar zgjidhje nga faktori politik për ndonjë çështje të caktuar apo krizë politike ku gjendej Kosova.

Ish-ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson, mbahet mend për shprehjen e saj “mos e dhi punën”, kur gjatë një organizimi të “FOL” ishte pyetur se pse nuk po intervenon SHBA-ja për të ndikuar në zgjidhjen e ngërçit politik ku ndodhej Kosova në vitin 2014.

“Mesazhi im për politikanët ka qenë shumë i qartë dhe mund ta them edhe në shqip: Mos e dhi punën”, kishte deklaruar Jacobson në vitin 2014.

Një deklaratë e ngjashme me këtë të Jacobson është rikthyer pas plotë 10 vitesh, po ashtu nga një ambasador amerikan. Jeff Hovenier në fjalën e tij në Samitin për Paqe dhe Demokraci që po mbahet në Prishtinë, ka folur për aspiratat e Kosovës për integrim në BE dhe NATO.

Hovenier ka thënë e është e paimagjinueshme që Kosova të synojë anëtarësimin në këto organizata në ndërkohë që s’ka progres në dialog dhe kur ekzistojnë vende brenda BE-së dhe NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Diplomati amerikan për këtë kritikë të tijën drejtuar lidershipit kosovar ka përdorur një shprehej të gjyshit të tij.

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën paksa të pagdhendur të saj [thënies]: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, ka thënë Hovenier.

Aktualisht Qeveria e Kosovës gjendje në një raport mjaft të acaruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimeve në veri të vendit. Pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e komunave paralele në Veri, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një reagimi për media kishte akuzuar Qeverinë e Kosovës e kanë instrumentalizuar Policinë e Kosovës dhe kishte paralajmëruar edhe pasoja të mundshme për nivelin e bashkëpunimit në mes të Ambasadës së SHBA-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në këtë reagim Ambasada kishte shpreh zhgënjimin e thellë për vazhdimin e veprimeve të pa koordinuar ta Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit dhe se aksioni për mbylljen e komunave paralele në Veri s’ishte koordinuar me asnjë element të faktorit ndërkombëtar në Kosovës./ballkani.info

CATEGORIES
Share This