“Mos u ngatërroni me shqiptarët”, Loredana “thumbon” serbët pas ndeshjes me Zvicrën
Reperja shqiptare në Zvicër, Loredana Zefi, ka treguar mbështetjen e saj për futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrës zvicerane.
“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana krahas fotografisë ku shfaqet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Në një tjetër foto, Loredana ka postuar veten me gishtin e mesit drejtuar kamerës. Ajo që bie në sy është veshja e saj në të kuqe ndërsa mban flamurin përpara fytyrës.