Musliu: Nuk mund të rrij indiferente, bashkë do ta mposhtim këtë Qeveri antikombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mori pjesë në protestën e sotme kundër Qeverisë.
Ajo thotë se indiferenca është mëkati më i madh, andaj edhe nuk mund të rrijë indiferente.
Qeverinë Kurti, Musliu e ka quajtur “Qeveri antikombëtare”.
Përveç saj, pjesë e protestës nga PDK-ja ishte edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi, Mërgim Lushtaku, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, e deputetë të tjerë të kësaj partie.
““Indiferenca është mëkati më i madh”, prandaj unë nuk mund të rri indiferente kur nëpërkëmben vlerat e lavdishme të Kombit tim.
Protesta qe u mbajte sot në Prishtinë, të jep shpresë se bashkë do t’ia dalim ta mposhtim këtë Qeveri antikombëtare” ka thënë Musliu pas përfundimit të protestës.